Fermeri propozon të dashurën me anë të lopës

schedule22:21 - 31 Gusht, 2018

schedule 22:21 - 31 Gusht, 2018

Kur bëhet fjalë për propozime, realizimi i një ideje origjinale është një sfidë e vërtetë. Por një fermer skocez ka menduar një propozim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht.

Chris Gospel 30 vjeç, i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij duke shkruar “A pranon të martohesh me mua?” tek lopa e tij. Fatmirësisht ajo tha “po”. Dhëndëri u shpreh se kafsha e quajtur Curlytop ishte lopa e preferuar e të dashurës së tij ndaj donte ta bënte këtë moment sa më emocionues për të.

E dashura u shpreh shumë e lumtur dhe se nuk e priste diçka të tillë. Tashmë pritet të bëhen të ditura detaje të martesës, por me siguri lopa Curlytop do të jetë shoqëruesja e nderit./abcnews.al