Këtë të hënë flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe pylli në Polican.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se zjarri ka rënë në fshatin Vertop, ku një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë fikjen e zjarrit.
Në kuadër të kësaj ngjarje është ndaluar autori i dyshuar për zjarrëvënie. /abcnews.al

