Në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, zëvendësrektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kapaj, foli për gjendjen e bujqësisë në Shqipëri si edhe domosdoshmërinë për financime.
Kapaj u shpreh se fondi prej 250 milionë euro është një ndihmë për bujqësinë, megjithatë nënvizoi se bujqësia shqiptare ka ende shumë nevojë për mbështetje.
Ai theksoi se ka një kreditim të ulët edhe për shkak të fragmentarizimit të tokës.
“Nevoja për financim për bujqësinë shqiptare është e palimituar. Krahas programeve që mbështesin bujqësisë, sigurisht ka shumë më tepër nevojë për fonde. Vendimi i marrë për vënien ne dispozicion prej 250 milion euro është për t’u përshëndetur. Duhet të saktësohen se cilët do të jenë ato elementë që do mbështeten me 250 milion euro. Disa prej nevojave në një masë të caktuar përpiqen të mbulohen me fonde të buxhetit të shtetit por edhe të IPARD, por ka edhe programe që duhen mbështetur. Një nga problemet që kemi në bujqësinë shqiptarë është produktiviteti i ulët, pra nëse pretendohet që të mbështet bujqësia shqiptare, ky është themeli i gjësë. Por edhe infrastruktura në përgjithësi, pasi pjesa më madhe është problem edhe ujitja…Ka nevojë të mbështeten edhe infrastruktura e ujitjes në përgjithësi…”, tha ai.
/abcnews.al/

