Fermerët: Subvencionet në bujqësi klienteliste, duhet ndryshuar ligji

schedule16:08 - 6 Qershor, 2022

schedule 16:08 - 6 Qershor, 2022

Subvencionet në sektorin bujqësor janë abuzive dhe klienteliste duke mos shkuar te fermeri i thjeshtë. Opozita dhe grupet e interesit, nisur nga këto problematika i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime ligjore. Deputeti  Agron Duka deklaroi se bujqësia është në krizë dhe kërkon mbështetje financiare direkte .

Kryetari i shoqatës së fermerëve Eduard Sharka theksoi se gjatë vitit 2022  do të jenë përfitues vetëm gjysma e fermerëve  si në blegtori ashtu edhe në skemën e naftës.

Qeveria pavarësisht se e pranoi se ekzistojnë problematika e rrëzoi nismën ligjore.

Argumenti ishte se përllogaritja e kostove nuk është e qartë dhe po hartojnë një strategji afatgjatë ku do të përfshihen ndryshimet ligjore. Ndër të tjera nisma ligjore parashikon edhe rajonalizimin e bujqësisë duke i orientuar fermerët se çfarë duhet të mbjellin në bazë të klimës dhe tokës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!