Shoqata “Fermerët e Myzeqesë” po protestojnë përpara ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët kanë parashtraur 5 kërkesat e tyre. Nga intervistimi që bëri gazetari i Abcnews Maksi Rama ata pohuan se do të qendrojnë aty deri në mbrëmje deri sa të marrim një reagim.
“Do të vijmë në këmbë nga Berati deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një prej fermerëve për mikrofonin e Abcnews.
“Ndryshim të skemës së subvencionimit duke kaluar nga “Subvension indirekt” nëpërmjet të ashtuquajturës normë kompensimi të TVSH-së 6%, në subvencion direkt për fermerët jo më pak se 10 lek për cdo njësi bazë të produktit të hedur në treg kundrejt faturës tatimore të shitjes.
Vlerësim dhe kompensim financiar me çmime dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga çrregullime të tregut.
Barazim në paketën fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale.
Kërkojmë nga ministria e Bujqësisë të krijojë menjëherë zyrë apo agjensinë e studimit të tregjeve dhe orientimit fermerëve.
Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin e ligjit të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në treg”, janë këto kërkesat e fermerëve./abcnews.al