Fermerët në vështirësi, Ervin Resuli: Ministrja e Bujqësisë nuk e ka mendjen tek ato

schedule13:59 - 11 Mars, 2022

schedule 13:59 - 11 Mars, 2022

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli këtë të premte ka reaguar sërish në lidhje me situatën në të cilën ndodhet fermerët shqiptarë.

Resuli përmes një postimi në rrjetin social shkruan se ministrja e Bujqësisë nuk e ka mendjen tek vështirësitë e tyre dhe ato duhet që të marrin vetë përsipër situatën në të cilën ndodhen.

Ndër të tjera ai ka postuar dhe kërkesat e blektorëve dhe të fermerëve dhe kërkon nga qeveria që të ktheje vëmendjen dhe të krijojë kushtet që u duhen atyre që të prodhojnë dhe konsumatorëve të mos u mungojnë ushqimet baze.

“Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën !

Fermeret/Blegtoret duhet ta marrin vet situaten ne dore

Kërkesat e fermerëve/blegetorve janë këto:

  1. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
  2. Te vendoset tavan për çmimet e inputeve bujqësore.
  3. Riformulimi i skemës mbështetëse. Heqja të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
  4. Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.
  5. Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella)

Krijoni kushte qe fermert te prodhojne dhe konsumatoreve mos tu mungoje ushqimet baze.

#mefermeret #meblegtoret #MBZHR #prodhuesitvendor #pranëfermeritnëçdohap #mekonsumatorit #akvmb #azhbr #SkaKohëPërPushim #ShqipëriaeArdhmjaJon”, shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!