Fermerët apo bizneset agro-përpunuese kanë shfaqur interes për të përfituar financim nga garancia Sovrane me vlerë 250 mln euro. Nisur nga kjo por edhe për të analizuar ecurinë e garancisë Sovrane Banka e Shqipërisë ka realizuar një takim me aktorët kryesorë.
Sipas ministrit të bujqësisë tashmë ka pasur një rritje të interesit dhe aplikimeve që tregon nevojën e sektorit për financim nga ky sektor .
Po ashtu në takim u bë thirrje bankave që të intensifikojnë përpjekjet për orientimin e fermerëve drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit dhe investimit në sektorin bujqësor.
Ndër të tjera, takimi synoi gjithashtu edhe përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e aksesit në financim për fermerët, ndërmarrjet bujqësore dhe bizneset mikro, në përputhje me parimet e menaxhimit të kujdesshëm të rrezikut dhe stabilitetit financiar.
Ndërkohë, Qeveria do vazhdojë të mbështesë sektorin edhe nëpërmjet kanaleve të tjera, si skema kombëtare e bujqësisë, paketa fiskale si dhe rifillimi i IPARD III.


