Fermerët e Vlorës: Çmimi i plehrave kimike, i papërballueshëm

schedule15:57 - 3 Maj, 2022

schedule 15:57 - 3 Maj, 2022

Fermerët e Selenicë ankohen për rritjen me 3 fish të plehrave kimike. Një kunjtal ure e blejnë me 13 mijë lekë nga 4 mijë që e kanë blerë më parë.

“Jemi pa bukë jo më të marrim plehrat kimike që kanë shkuar nga nga 40 mijë 130 mijë. Mbill çfarë të duash po nuk hodhe plehra kimike nuk bëhen.”

“Dapi ka shkuar 120 mijë, ureja 130 mijë lekë, nitrati 110 mijë, kur ureja ka qenë 45 dhe nitrati 35 mijë. Jo trefishi. Duhet ti hidhja grurit 10 kg dynymit i hodha 5. Prodhimin nuk e merr. Me sforco merr borxh këtej merr andej.”

Thonë se po mendojnë që në sezonin e ardhshëm tokat mos ti mbjellin, t’i lenë djerrë.

“Vitin që vjen po që kështu nuk do merremi.”

I kërkojnë Ministrisë të Bujqësisë të ndërhyjë për uljen e çmimeve të imputeve.”

Ministria  të shikojë plehrat se ata abuzojnë.

Për banorët që kanë mbetur në Selenicës, punimi i tokës dhe shitja e produkteve bujqësore është e vetmja mundësi për të siguruar të ushqimet. Nëse cmimi I plehërave kimike nuk ulet rrezikojnë të mbeten pa asnjë të ardhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!