Ferma e kanabisit në Berat, mbi 100 të shoqëruar, kryesisht gra që pastronin bimët

schedule12:03 - 10 Nëntor, 2022

schedule 12:03 - 10 Nëntor, 2022

100 të arrestuar, mes tyre 80 gra. Ky është bilanci i një operacioni të forcave special në bashkëpunim me policinë së dimalit kundër trafikut të kanabis.

Siç shihet dhë në pamje, gratë janë prangosur teksa ishin duke pastruar kanabisin.

Punishtja u zbulua në rrugë operative në fshatin Kutalli të Dimalit. Tafikantët e kishin ngritur shumë pranë zonës së banuar.

Hetimet e policisë kishin pak muaj që kishin nisur pas të dhënave që kishin siguruar në rrugë operative. Një grup oficerësh prej ditësh mbanin nën vëzhgim gratë, të cilat banojnë në zonët përreth.

Operacioni nisi mëngjesin e sotëm. Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarave, u desh një autobus për ti shoqëruar në komisariat.

Në kërkim janë shpallur  disa persona, mes të cilëve edhe pronarët e fermës së kanabisit.

/abcnews.al./