“Ferma e kafshëve” shuan “konfliktin” mes Hervin Çulit dhe Neritan Liçajt

schedule16:29 - 12 Korrik, 2021

schedule 16:29 - 12 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Etja për teatër është e dukshme, spektatorët kanë mbushur plot shkallarët e Amfiteatrit për të shijuar premierën e parë pas pandemisë të Teatrit  Kombëtar alegorinë politike Ferma e Kafshëve” të Xhorxh Oruell.

Këto jane duartrokitjet e para pas 18 muajsh mungesë….Gjithçka nis nga kabina …on air e narratorit të shfaqjes Bojken Lako.

Loja e 10 personazheve të fermës, mishëron mesazhe të diktaturës dhe tranzicionit.

Abuzuesi me pushtetin absolut mund të jetë kushdo, ndaj paralelizmi me politikën shqiptare vjen si një tis i hollë por i vërtetë, për këdo që sheh shfaqjen. Synimi i kësaj loje sipas regjisores Driada Dervishi është utopia  e dështimit të çdo sistemi politik.

“Një kornizë të të gjithë sistemeve. Komunizmi mendojmë se ka vdekur, kapitalizmi nuk po funksionon, atëherë duhet të mendojmë për çfarë duhet bërë,” thekson ajo.

Humbja e besimit tek njeriu që udhëheq, pasqyrohet përmes mosbesimit tek njeriu dhe kafshët me dy këmbë.

Dueli i derrit të zi Neritan Liçaj, në rolin e Napoleonit  me Hervin Culin, ishte një përballje që pasqyronte dy anë të ndryshme të medaljes. Regjisorja thotë se teatri shuan çdo konflikt

“Gjysma e trupës ka qenë në anën tjetër të çështjes së teatrit dhe gjysma në anën tjetër, por unë besoj se siç thotë edhe Volter, unë nuk do të bie kurrë dakord me atë që t’i po thua, por ama do ta mbroj me jetën time të drejtën që ti ke për ta thënë,” thekson ajo.

Simbolika dhe metafora e shallit të kuq komunist, medaljeve , të pa kohë , si dhe fishkëllima e kamzhikut të dhunës , apo punës në aksion, shoqëruan gjithë shfaqjen.

Koreografi, kostume , efekte skenike, e skenografi e gjitha ishte në funksion të plotësimit të pazullit për Fermën e Kafshëve , e cila në këtë premierë ia doli të rrëmbente duartrokitjet e spektatorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!