Ferma që familja e Jennifer Lawrence përdorte si një kamp veror u shkatërrua nga zjarri që ra gjatë fundjavës. Sipas mediave të huaja, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në kampin që është në pronësi të vëllait të aktores. Për fat të mirë, nuk kishte as njerëz dhe kafshë të lënduara.
“Me dhimbje konfirmojnë lajmin se ferma jonë është përfshirë mbrëmjen e kaluar në një zjarr të tmerrshëm. Ne jemi thellësisht mirënjohës që asnjë person dhe kafshë nuk u lëndua, por ndihemi keq për punën e palodhur ndër vite dhe kujtimeve që ndodhën në këto mure.”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të kampit në Facebook.
Sipas autoriteteve, në vendngjarje ndodheshin 25 zjarrfikës nga tre departamente të ndryshme për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, aktivitetet në natyrë, zona e liqenit dhe fusha e gjuajtjes me hark nuk u prekën nga zjarri. /abcnews.al