Një shtetas në Ferizaj është vënë në prangat e policisë pasi nuk ka zbatuar urdhrin e policisë, duke refuzuar vendosjen e prangave.
Autori është përplasur fizikisht me dy efektivët e policisë, dhe po ashtu ka dëmtuar derën e komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa një prej efektivëve është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për rastin.r.t/abcnews.al