Ferhati: Strategjia e BE-së, sinjal pozitiv për ecurinë e Shqipërisë

schedule20:18 - 9 Shkurt, 2018

schedule 20:18 - 9 Shkurt, 2018

Sipas deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, strategjia e BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor është një sinjal pozitiv për ecurinë e Shqipërisë.

E ftuar në emisioni “Byro Politike” në ABC News, ajo tha se strategjia riafirmon përmbushjen e disa kërkesave kyçe siç është Reforma në Drejtësi.

“Është një strategji që jep një sinjal të qartë, jep një sinjal për ecurinë e Shqipërisë. Ka nota pozitive dhe i paraprin asaj që shqiptarët deshirojnë. Sinjalet e marra si nga kjo strategji si dhe takimet e kryera në njëfarë mënyre riafirmojnë përmbyshjen e disa kërkesave kyçe, sidomos Reformës në Drejtësi”, tha Ferhati.

Strategjia e BE-së për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor u prezantua të martën e 6 Shkurtit nga përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn./abcnews.al