Feraj kundër simboleve shtetërore të Kosovës: Pjellë e përdhunimit dhe gjymtimit të vendit

schedule10:00 - 5 Shkurt, 2020

schedule 10:00 - 5 Shkurt, 2020

I ftuar në Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj ka folur për sfidat që tashmë e presin Vetëvendosjen, ndërsa theksoi se VV po mobilizon të gjitha fuqitë e saj intelektuale për të realizuar programin qeverisës.

Feraj: VV po mobilizon të gjitha fuqitë e saj intelektuale për të realizuar programin qeverisës. Po bëhen përpjekje për të realizuar ndryshimet themelore në fushat e jetës shoqërore në Kosovë, VV është në periudhën e tendosjes së fuqive për të filluar punën.

Albin Kurti si duhet të përballet me legalitetin?

Feraj: Albini ka një hierarki të parimeve, legaliteti është një prej tyre. Parimi kryesor ka qenë realizimi i çeljes shqipatre në këtë botë që kërcënohej vazhdimisht.

Më tej ai u shpreh se Kosovës i janë mohuar shumë të drejta dhe Vetëvendosje nuk është se nuk e ka pranuar simbolikën e Kosovës, por nuk e ka respektuar.

“Të pranojë një femër apo mashkull që është përdhunuar nga dikush është fakt, por ta respektojë përdhunuesin kjo nuk mund ti kërkohet askujt. Ai flamur është vendosur pa u pyetur askush në Kosovë, duke dhunuar vullnetin shqiptar për të pasur flamurin me të cilin luftoi dhe ky dhunim që iu bë ndoshta për një shpërblim, tani kërkohet që përdhunuesi të respektohet apo simboli i përdhunimit të respektohet. Kjo nuk duhet ti kërkohet Vetëvendosjes. Kosova është shtet i dhunuar dhe përdhunuar, nuk është shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës edhe sot e kësaj dite. Është shtët i gjymtuar dhe e ka themelin në këtë themel që i është bërë. Përpjekjet e Vetëvendosjes do të jenë edhe në këtë drejtim”, theksoi Feraj.

A mund të ketë dy shtete me të njëjtin flamur?

Feraj: Nuk mund të ketë dy shtete, por ka shumë shtete që kanë dallime mikroskopike dhe asgjë nuk mund ta pengojë Kosovën të ketë dallime mikroskopike me Shqipërinë për flamurin./abcnews.al