“Fenonemi” flet për Mbappe: Nëse Kylian kalon te Real do të fitojë “Topin e Artë”

schedule21:16 - 13 Mars, 2024

schedule 21:16 - 13 Mars, 2024

“Fantazisti” anglez, Jude Bellingham u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së verës, te “Galaktikët” e Real Madrid, teksa u kthyer menjëherë në një pikë referimi, në repartin ofensiv, të skuadrës së drejtuar nga tekniku, Carlo Ancelotti, teksa deri më tani ka shënuar plot 20 gola e asistuar shokët e tij të skuadrës në 9 raste, në vetëm 31 ndeshje.

Të tilla performnca kanë “mahnitur” edhe “legjenda” të sportit të futbollit, ku një prej tyre është edhe ish-“bomberi” legjendar, Ronaldo, i cili në një koment të shkurtër për talentin anglez, nuk i ka kursyer elozhe, teska më tej ka folur edhe për transferimin e radhës, të Real Madrid, atë të Kylian Mbappe, ku është shprehur se nëse francezi transferohet në Madrid, atëherë me siguri që do të fitojë edhe “Topin e Artë”.

“E adhuroj Bellingham, dhe e adhuroj mënyrën se si ai luan me fanellën e Real Madrid. Po shënon në thuajse të gjitha ndeshjet, avancon me shpejtësi drejt sulmit dhe arrin të dallosh dëshirën e tij për të gjetur rrugën rrjetës.

Mbappe te Real Madrid? Nuk dua të flas për këtë transferim para se të bëhet gjithçka zyrtare. E di shumë mirë se të gjithë janë entuziastë për ta parë Mbappe me fanellën e Realit, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se transferimi te Reali është një mundësi e shkëlqyer për Mbappe, atje do të fitojë edhe Topin e Artë. Te Reali do ta mbrojnë si brenda ashtu edhe jashtë fushe”,- u shpreh “Fenomeni”. /i.m /abcnews.al