Për deputetin Ferdinant Xhaferaj njerëzit e kanë kuptuar që nuk mund të përdoren më dhe se koha politike ka skaduar. Sipas tij, do të ketë një rritje të partive të reja që opozita dhe Rama vijojnë t’i sulmojnë. Lidhur me primaret, deputeti i qarkut Durrës u shpreh se Sula i ktheu primaret në komike duke faktuar që ishte një proces fiktiv.
“Vështirësia kryesore është se pavarësisht se do votoj PD e shoh se si pasojë e skadimit të kohës politike njerëzit e kanë kuptuar që nuk mund të përdoren më. Ky është problemi që shoh pavarësisht se vota ime do shkoj për PD.
Do të ketë rritje të partive të reja. Të dyja palët i sulmojnë, Rama i quan paterica të opozitës dhe opozita paterica të Ramës.
Vlerat e fenomenit Sula nuk qëndrojnë në raport me individin, Sula i ktheu primaret në komike sepse doli më i votuari dhe u përjashtua nga primaret dhe tregoi që primaret ishin një proces fiktiv.“