Me rikthimin e reshjeve në Gjirokastër kanë nisur rrëshkitjet e dheut në lagjen “Kodër Shtufi”. Një banore e kësaj lagjeje jep alarmin për shembjen e një muri rrethues pranë shtëpisë së saj. Ndërsa nga bashkia thonë se nuk ka arsye për panik.

Në “Kodrën e Shtufit” pranë një tjetër pallati 6 katësh ka patur rrëshkitje dheu duke shembur murin rrethues të një banese aty afër.
Në rrezik janë të dy objektet.
Problemi është krijuar nga reshjet e ditëve të fundit.
Yllka Kaziu, pronarja e shtëpisë private thotë se i është drejtuar bashkisë për të marrë masa.
Ajo jeton çdo ditë me frikë.
Specialisti i emergjencave civile pranë Bashkisë së Gjirokastrës Fatri Brahimi thotë se nuk ka aryse për panik.
Fenomeni i rrëshkitjeve në Gjirokastër është i pranishëm në disa lagje duke nisur nga “Kodra e Shtufit” për të vijuar në lagjen “Punëtori“ e për të përfunduar tek shtëpitë private të lagjes “Cfakë”. Plan projekte nga bashkia ka, por ende nuk po vihen ne zbatim. /abcnews.al