Fenomeni i pazakontë në Turqi/ Zbulohet familja që ecën me katër gjymtyrë

schedule15:43 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:43 - 18 Tetor, 2023

Në Turqi është zbuluar një familje që ecën me të katër gjymtyrët, një tipar që nuk është parë më parë tek njerëzit modernë, duke i shtyrë shkencëtarët të hetojnë lidhjen mes këtij fenomeni dhe teorisë së evolucionit njerëzor.

Familja Ulas, me disa anëtarë që kishin këtë karakteristikë, u kthye në kryefjalën e shkencëtarëve dhe u realizua dhe një dokumentar i BBC-së ‘The Walking Family’. Zbulimi ka hutuar plotësisht komunitetin shkencor, raporton Mirror.

Profesor Nicholas Humphrey, një psikolog evolucionar në Shkollën Ekonomike të Londrës, zbuloi se gjashtë nga 18 fëmijë në familje kishin lindur me këtë tipar të pazakontë. Njëri nga këta gjashtë persona ndërroi jetë.

Profesor Humphrey shprehu habinë e tij në një intervistë: “Nuk e prisja kurrë që, edhe në fantazinë më të jashtëzakonshme shkencore, qeniet njerëzore moderne mund të ktheheshin në një gjendje shtazore.

Ajo që na dallon nga pjesa tjetër e botës shtazore është fakti se ne jemi një specie që ecim me dy këmbë dhe e mban kokën lart në ajër… natyrisht që na dallon edhe gjuha dhe gjëra të tjera, por kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ndjenjën tonë për të qenë të ndryshëm nga të tjerët në mbretërinë e kafshëve. Këta njerëz e kalojnë atë kufi”.

Fëmijët që ishin fokusi i këtij studimi u zbulua se kishin një tru të vogël të tkurrur, një gjendje që zakonisht nuk ndikon në bipedalizmin te njerëzit e tjerë. Megjithatë, këta skelete fëmijësh ishin më shumë si majmun sesa njerëzor, sipas studiuesve nga Universiteti i Liverpool-it, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht nga këto ngjashmëri, është thelbësore të theksohet se lëvizja e tyre ndryshon nga majmunët; ata nuk ecnin në kyçet e tyre, por në vend të kësaj përdornin pëllëmbët e shtrira.

Profesor Humphrey ofroi një perspektivë alternative për BBC: “Unë mendoj se është e mundur që ajo që ne po shohim në këtë familje është diçka që mund të lidhet me një kohë kur ne nuk ecnim si shimpanzetë, por ishim në një fazë evolucioni midis duke zbritur nga pemët dhe duke ecur drejt“.

Ai sugjeroi gjithashtu se zhvillimi i fëmijëve mund të jetë ndikuar nga mungesa e inkurajimit për të qëndruar në këmbë pas moshës nëntë muajsh./abcnews.al