Bullizmi është një nga fenomenet e shëmtuar të shoqërisë sonë, i cili është më i theksuar tek fëmijët. Edhe pse bëhen shumë evente dhe nisma për ta ndalur atë, ai vazhdon të jetë mes nesh. I fundit që i është bashkuar senzibilimit në këtë çështje është mbrojtësi i Interit, Ashley Young.
Ish-lojtari i Manchester United ka dalë përmes një video në kanalin e “Youtube” të Interit, ku ka folur rreth kësaj teme. “Përshëndetje fëmijë, unë jam Ashley Young dhe luaj për Interin. Jam këtu në “Youtube” për të folur rreth një teme shumë të rëndësishme për ju, mirësinë.
? | MESSAGGIO
“La gentilezza è contagiosa ed è lo strumento più efficace per combattere il bullismo” ?️@youngy18 assieme a @YouTube Kids e @googleitalia ?
? https://t.co/ZkV7hfX8Nh ?️ #DiffondiLaGentilezza #YouTubeKids pic.twitter.com/yCi6kI49wS
— Inter (@Inter) October 20, 2020
Është gjithmonë shumë e rëndësishme të jesh i mirë me të tjerët kur je me familjen, në shkollë, me miqtë apo edhe në internet. Fatkeqësisht ka disa fëmijë që janë viktima të bullizmit. Kjo gjë ndodh edhe në botën e sportit, pjesë e së cilës jam dhe unë. Mënyra më e mirë për ta luftuar atë është mirësia dhe ju bëj thirrje që të jeni sa më të mirë me njëri tjetrin”, deklaron anglezi në mesazhin e tij. /abcnews.al