Ishte bukur për aq zgjati. Ish-“ylli” brazilian, Ronaldo “Fenomeni” hyri me “kokë”, në botën e drejtuesve të futbollit, ku pasi bleu aksionet e skuadrës, së Cruzeiro në vitin 2021, për shifrën e 400 milionë dollarëve zgjeroi aktivitetin e tij edhe në futbollin evropian, ku uli veten, në krye të klubit spanjoll, të Real Valladolid, mirëpo duket se “aventura” është drejt fundit.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave braziliane, “Fenomeni” ka shitur të gjithë aksionet e tij, te Cruzerio, teksa ka humbur goxha nga investimi i tij fillestar, me pronarin e ri të klubit, Pedro Lourenco, i cili pagoi vetëm 120 milioën dollarë, për to, megjithatë ish-sulmuesi brazilian, duke se nuk ka ndërmend të ndalet, pasi tanimë është gati të sakrifikojë edhe klubin spanjoll.
“Do të jem shumë i shkurtër, Valladolid është i radhës. Ndoshta në të ardhmen do të bëj diçka që lidhet me industrinë e futbollit, thjesht do të përpiqem të jem më i përgjegjshëm në projektet e ardhshme”,- u shpreh “legjenda” e gjallë e futbollit brazilian, pas zyrtarizimit të shitjes të këtyre aksioneve, teksa dukej jo pak i zhgënjyer për investimin e tij të “dështuar”.
Ndërkaq, kujtojmë se drejtimin e Ronaldo, Cruzeiro u ngrit nga divizioni i dytë brazilian në ligën më të lartë, por sezonin e kaluar përsëri iu afrua rënies nga kategoria dhe përfundoi në vendin e 14-të në tabelën e ligës. E njëjta histori edhe në Spanjë, me skaudrën e Real Valladolid që pa veten fillimisht në elitë, aty ku nuk arriti të mbijetonte gjatë, duke zbritur pas një sezoni, në La Liga2. /i.m /abcnews.al