Fenomenali Klopp: Ky është një krim, jo Boxing Day

schedule09:38 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 09:38 - 26 Dhjetor, 2019

Jurgen Klopp është i drejtpërdrejtë. Gjermani i Liverpool pranon që të luash në Boxing Day nuk është një problem i madh, por të luash për tre ditë dy ndeshje është një krim.

Ky është opinioni i trajnerit të “The Reds”, që e konsideron festë faktin që skuadra e tij do të luajë një ditë pas ekipeve të tjerave dhe do ketë dy ditë mes përballje me Leicester dhe Wolverhampton.

“Asnjë prej trajnerëve nuk e ka problem të luajë në Boxing Day, por të luash më 26 dhe 28 dhjetor është një krim. Ne luajmë me 26 dhe 29 dhe është si një festë”, ka thënë mes të tjerash trajneri gjerman, i intervistuar nga “The Times”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!