Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fenomen i pazakontë në Shëngjin, flasin ekspertët: Pse po ndodh

schedule16:30 - 22 Maj, 2022

schedule 16:30 - 22 Maj, 2022

Teksa shumë pushues kanë zgjedhur që në këto temperature të larta, të pushojnë pranë detit, janë përballur me një fenomen të pazakontë.

Bregdeti i Shëngjinit është mbuluar nga një pluhur i verdhë në bregun e detit.

Kjo situatë është vënë re mëngjesin e  sotëm, ndërsa dyshohet se ky fenomen ka ardhur nga shkaqe natyrore. Të paktën ky është versioni i Drejtorit Rajonal të Mjedisit Bardhok Frroku, i cili bashkë me ekspertë të mjedisit ndodhet në Shëngjin duke monitoruar nga afër situatën.

Ai sqaron opinionin publik se e gjithë situata mund të jetë krijuar nga pjalmi i pishave, dhe se përveç imazhit nuk krijon asnjë dëm për pushuesit.

 

“Morëm mostrat e ujit. Anijet e fundit ka dalë dje në orën 14:00 dhe pra nuk ka ardhur nga anijet. Mendimi personal është se nuk ka aromë hidrokarburesh dhe nuk është vajore. Mendimi im është se ka ardhur nga pjalmi i pishave. Kjo ndotje nuk ka pasoja, megjithatë i kemi dërguar mostrat për analiza për të gjetur shkaktarin” tha eksperti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!