Me përfundimin e huazimit të Romelu Lukaku dhe me “bomberin” anglez, Tammy Abraham ende të dëmtuar, “Verdhekuqtë” e Roma janë në kërkim të një “ylli” të ri, për repartin e tyre ofensiv.
Në majë të listës së dëshirave ishte “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri me 27-vjeçarin, i cili vendosi t’i japë fund aventurës së tij 4-vjeçare, tek “Anadalizuanët” e Sevilla dhe pritej që nga momenti në moment të nënshkruante si lojtari më i ri i skuadrës italiane, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.
Për “yllin” e sulmit interesoheshin gjithashtu edhe “Fenerët” turq, të Fenerbahce, me teknikun Jose Mourinho, që e kërkoi me ngulm marokenin në Stamboll dhe klubi vendosi që t’ia plotësojë dëshirën teknikut të tyre të ri, duke derdhur plot 20 milionë euro në arkat e “Andalizuanëve”.
Kjo shifër mund të duket normale për futbollin elitar europian, por në Turqi ka shënuar një rekord absolut, teksa është kthyer në blerjen më e shtrenjtë në histori nga një klub turk, duke lënë pas brazilianin Jardel, i cili u transferua te “Luanët” e Galatasaray për 17 milionë euro në korrikun e vitit 2000.
Më tej në listë vijnë Cengiz Under e Nicolo Zaniolo, të transferuar për 15 milionë euro në elitën turke, Dani Guiza me 14 milionë euro dhe Mbaye Diagne, Emenike e Bruma, të transferuar për shifrën e 13 milionë eurove. /i.m /abcnews.al