“Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”,reagon deputeti: Po hidhet baltë, mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin

schedule21:26 - 8 Mars, 2020

schedule 21:26 - 8 Mars, 2020

Deputeti Kostaq Papa u bë viral në rrjet për shkak të fjalimit të tij të mbajtur për gratë në Kuvend.

“Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”, tha Papa në foltoren e Kuvendit, ndërsa kjo solli mjaft reagime në rrjet. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa ditë nga deklarata e tij, deputeti ka reaguar, dhe shprehet se mbi të po hidhet baltë.

Një fjali xhentilese e ka cilësuar deputeti deklaratën e tij, ndërsa shton se kjo bëri bashkë “ujqër e çakenj” siç i quan, ata që nuk duan integrimin.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!”, ka thënë deputeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!

Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.

E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Ky shekull është i Shqiptarëve!

SHQIPËRI ATDHEU IM !

Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA Deputet

i Tiranës dhe Emigracionit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!