Të miturit viktima të internetit, Besmir Semanaj: Policia të infiltrojë persona të veçantë në Chat Rooms

schedule14:24 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:24 - 22 Nëntor, 2021

Ndikimi i rrjeteve sociale tek adoleshentët  është një ndër problematikat kryesore së fundmi në vendin tonë.

Në ABC Live këtë të hënë me një panel ekspertësh është folur në lidhje me ndikimin që kanë rrjetet sociale. Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, është shprehur se një përgjegjësi të madhe në lidhje me këtë ndikim kanë prindërit të cilët nuk kontrollojnë fëmijët e tyre, një mendim që është mbështetur dhe nga psikologia Besarta Taci.

Taçi në fjalën e saj ndër të tjera ka theksuar se adoleshentët nuk e kanë personalitetin dhe aftësinë që të dallojnë rrezikshmërinë ndaj rrjeteve sociale ndaj prindërit duhet të kenë rolin e tyre në këtë drejtim.

“Një fëmijë nuk di të dallojë çfarë është dhe çfarë nuk është e rrezikshme për të. pse adoleshentët janë të ndikuar nga sfidat. Tendencialisht pas kthimit nga shkolla fëmijët janë të lodhur dhe ne duhet që ti nxisim që të bëjnë gjëra më të mëdha. Nëse ne do të pyesim se ngase janë të tërhequr nuk marrim një përgjigje, por ato perceptohen me grupin. Një 13 dhe 15 vjeçar nuk e dinë nivelin e rrezikut, dhe prindërit duhet që tashmë të dinë se rreziku më i madh është nga rrjetet sociale dhe ne asnjëherë nuk e dimë se kush është nga krahu tjetër. dhe një vajzë komunikim mes një 25 vjeçari dhe një 13 vjeçarje nuk është normale”, ka thënë psikologia.

Ndërkohë nga ana tjetër eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj ka theksuar se prindërit duhet të bëjnë kujdes dhe të kontrollojnë moshën që kanë shënuar fëmijët e tyre në rrjetet socile.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në internet ekzistojnë Chat Rooms ku marrin pjesë adoleshentë të ndryshëm, dhe nga ana tjetër ato mund të bëhen pjesë e shantazhit për fotot që mund të qarkullojnë ose për ndonjë kërcënim në lidhje me identitetin e tyre.

Sipas tij është e rëndësishme që në këto rrjetet sociale policia të infiltrojë persona të caktuar siç ndodh dhe në vendet e tjera, për të bërë të munduar arrestimin e tyre.

Prindërit duhet të kontrollojnë rrjetet sociale t fëmijëve se çfarë ditëlindje kanë vendosur. Në Shqipëri kemi rrjetet sociale dhe Chat Rooms nëse do të futeni ju do të policia e shtetit duhet që të inflirtojnë persona në këto Chat Rooms për të dalluar ndikimin që ato kanë tek fëmijët, në vendet e tjera ka shumë agjentë që arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë shumë persona.

Nëse ka lojë që për një adoleshent nuk është nga e rrezikshme për to ka dhe lojëra të ligjshme por në momentin kur këto veprime nuk janë të shoqëruara me shkrimin që nuk duhet që të përdoren në Shqipëri apo në vendin ku ndodhen. Nuk kemi ndjekje për personat që kanë dëme mendore dhe shpirtërore, nëse deri dje ishin sektet okulte që vepronin me persona në terren, sot ato e kanë më të lehtë punën me një kanal në youtube dhe në Shqipëri ju siguroj se kemi shumë persona të ndikuar nga krimi kibernetik që askush nuk i kontrollon”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!