“Fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë”, Artan Hoxha rikujton shprehjen e një prej “boss-ëve”  të drogës

schedule13:03 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:03 - 11 Tetor, 2022

Në një vend normal, të rinjtë do të duhej të ishin forca dinamike e zhvillimit të proceseve ekonomike dhe sociale. Por për fat të keq, sot në vendin tonë nuk ndodh kështu. Të rinjtë në Shqipëri janë thuajse të përjashtuar nga projektet e elitës politike. Nëse investon në arsim brenda ose jashtë vendit, një i ri nuk e ka një vend punë të sigurt. Të parët para mundësive janë të rinjtë socialist të FRESH-it, demokratët e FRPD-së,  a ndonjë parti tjetër. Të rinjtë e zakonshëm të këtij vendi janë në fundin e listës. Për fat të keq e ardhmja e të rinjve shqiptarë nuk është e sigurt ndaj dhe ata janë gjithnjë të tunduar për tu nisur  drejt emigracionit e shumë prej tyre për ti hyrë rrugës së krimit atje ku fitohen para shumë shpejt.

Dhe padyshim, nëse do të vazhdojnë të zbrazen auditoret e universiteteve e të mbushen gomonet drejt Britanisë a vendeve të tjera, e ardhmja do të jetë e zymtë.

Gazetari Artan Hoxha për emisionin “Vetting” shprehet se jemi në një situatë alarmante, ai rikujton një shprehje të një trafikanti të drogës:

“Ne duhet të vendosim sot, këta fëmijë, kjo rini do jetë e ardhmja e Shqipërisë apo do të jetë e ardhmja e botës së krimit. Nuk më harrohet batuta që ka thënë një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të kokainës në botë, batuta e tij është ‘Fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë’.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!