Fëmijët pa shkollë, prindërit përplasen me bashkinë Patos

schedule15:21 - 16 Shtator, 2021

schedule 15:21 - 16 Shtator, 2021

Pas protestave të vazhdueshme, prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Grizës në Patos kërkuan sërish ballafaqim me kryetaren e bashkisë, Rajomonda Balili, por kjo e fundit nuk ndodhej në zyrë.

Prindërit nuk duan që fëmijët të shkojnë në Patos për shkak të largësisë. Thonë se shkolla nuk është në rrezik. Ata kanë sfiduar bashkinë dhe kanë marrë një inxhinier privat për të konstatuar dëmet. Sipas tij, rezulton se ajo nuk rrezikon shembjen.

“Shkollën e konstatuan që në gusht që është e dëmtuar, pse se mbyllën që atëherë, nuk kishte rrezik një javë kjo,” shprehet një prind.

Ata thonë se shkolla do të mbyllet për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

“Nuk na dhanë asnjë zgjidhje. Kryetarja nuk u paraqitet fare. Inxhinieri privat na ka thënë se është në rregull”.

“Duam të takohemi me kryetarin e bashkisë po ajo s’po na jep përgjigje.”

Grupi i ekspertëve të bashkisë ka thënë se godina rrezikon të shembet. Megjithatë pritet përgjigja nga instituti i ndërtimit në Tiranë.

Kjo është protesta e tretë e banorëve të fshatit Grizë të patosit të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së fshatit. Bashkia e Patosit vuri në dispozicion të nxënësve autobusë për t’i dërguar në një shkollë të patosi, por prindër dhe nxënës e refuzuan këtë zgjidhje. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 2004-ën këtë shkollë marrin mësim 60 nxënës, 40 në fillore dhe 20 në parashkollor. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!