Fëmijët nga Japonia janë më të lumturit në botë, për shkak të mënyrës së veçantë të edukimit

schedule15:59 - 25 Shtator, 2023

schedule 15:59 - 25 Shtator, 2023

Studime të shumta të mëparshme kanë treguar se fëmijët në Japoni janë më të lumturit në botë dhe kjo për shkak të stilit të tyre të jetesës.

Siç shkruan The Asian Parent , prindërit japonezë kanë një qasje të veçantë ndaj arsimit, e cila është mjaft e ndryshme nga pjesa tjetër e botës. Ja disa prej tyre:

Prindërit në Japoni përpiqen t’i mësojnë fëmijët e tyre të jenë të pavarur që në moshë të hershme. Për shembull, ata e mësojnë fëmijën e tyre të shkojë në shkollë pa shoqërues, ata kurrë nuk i zgjidhin detyrat e shtëpisë dhe të ngjashme. E gjithë kjo, shpjegojnë psikologët, nxit zhvillimin e pavarësisë tek fëmija, por edhe forcon vetëbesimin e tij.

Ndërsa shumica e prindërve shpesh ndajnë sfidat dhe vështirësitë e tyre prindërore, prindërit japonezë janë të ndryshëm. Hulumtimet tregojnë se problemet e tyre në lidhje me edukimin ose çështjet familjare në përgjithësi, ata i ndajnë vetëm me njerëzit që u besojnë më shumë. Po kështu, ata gjithashtu e konsiderojnë të papranueshme çdo bisedë për aktivitetet e fëmijës së tyre.

Ndonëse prindërit japonezë, ashtu si gjithë të tjerët, përballen me një përditshmëri të ngarkuar dhe me detyrime të shumta, sërish çdo moment të lirë ata e kalojnë me fëmijën e tyre. Ata besojnë se lidhja me një fëmijë është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tij, prandaj nuk mungojnë asnjëherë t’i përkushtohen fëmijës kur kanë kohë.

Prindërit japonezë i përmbahen me vendosmëri rregullit që çdo vakt kur është e mundur të hahet së bashku në tryezë. Domethënë, vaktet e tyre janë të stilit familjar, dhe fëmija shpesh merret me përgatitjen e ushqimit. Kështu ata e mësojnë atë për zakonet e shëndetshme dhe përgatitjen e vakteve që në moshë të re./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!