Fëmijët në llozhë, Berisha hyn në sallë, Rama: Ja erdhi gogoli të trembë kalamajtë

schedule11:35 - 21 Korrik, 2022

schedule 11:35 - 21 Korrik, 2022

Një grup fëmijësh në Kuvend kanë ndërprerë debatet e zjarrta politike mes Ramës dhe opozitës, por jo qesënditë e ndërsjellta të tyre. Ndërkohë që Rama ndërpreu fjalën duke thënë se në sallë ishin fëmijët, Basha kërkon fjalën për procedurë nga Nikolla. Kjo ka shkaktuar reagimin e Ramës duke thënë “shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”.

Pak sekonda më vonë në sallë futet Berishë, dhe Rama sërish nuk mund ta kalonte këtë pa një batutë.

“Ja erdhi gogoli në Kuvend ta shohin fëmijët”, tha kryeministri pa mikrofon duke shkaktuar reagimin e demokratëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!