“Fëmijët flenë në rrugë”, Rihanna bën thirrje për të ndihmuar qytetarët e Bejrutit

schedule08:20 - 14 Gusht, 2020

schedule 08:20 - 14 Gusht, 2020

Diva e muzikës botërore, Rihanna është një prej emrave të njohur të industrisë së muzikës që iu bashkua thirrjes për ta ndihmuar Bejrutin.

Përmes një postimi, artistja ka shprehur keqardhjen për tragjedinë që ndodhi në Bejrut, e cila la shumë viktima e të lënduar.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram emrat e katër organizatave, në të cilat qytetarët mund të dhurojnë donacione.

“Beirut kohët e fundit ka përjetuar një shpërthim shumë shkatërrues që ka lënë shumë njerëz të vdekur, të plagosur, të shpërngulur nga shtëpitë, familjet që flenë në rrugë me fëmijët e tyre dhe spitalet e mbipopulluara për shkak të fluksit të pacientëve të lënduar që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, shumë ndërtesa të spitaleve janë dëmtuar! Nëse dëshironi të ndihmoni në reagimin e urgjencës për njerëzit e Beirutit që janë prekur nga kjo, ju lutem mos ngurroni t’i dhuroni ndonjë prej këtyre organizatave @preemptivelove @impact.lebanon @sadalsuudfoundation @savethechildren“, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që nga shpërthimi katastrofik në Bejrut kanë mbetur më shumë se 200 persona të vdekur dhe  300,000 persona të pastrehë./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CD16AYyn6o2/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!