Fëmijët e vegjël po luftojnë me jetën, Spitali “Hygeia” i përgjigjet apelit për ndihmë të babait

schedule12:22 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:22 - 6 Tetor, 2020

Lulzim Miraka është një burrë nga Gramshi, i cili kohët e fundit është përballur me shumë vështirësi.

Ai ka dy fëmijë të cilët ndodhen në spital dhe po luftojnë për jetën. Endrina është vajza 13-vjeçare dhe Emanueli 15-vjeç kanë probleme me veshka, por që Lulzimi nuk ka mundësi të paguajë për të blerë kurat mujore, të rekomanduara nga mjeku apo edhe për translantin që është këshilluar së fundmi.

Në këtë mënyrë, ai ka bërë apel për ndihmë, të cilit nuk ka nguruar t’i përgjigjet drejtoresha e Marketingut në spitalin Hygeia, Oriela Cano.

Pas shumë pengesave të kaluara, duket se familja nga Gramshi po sheh dritën në fund të tunelit. Tashmë kurimi i fëmijëve do të ndiqet hap pas hapi. l.k/abcnews.al 

 Në foto: Lulzim Miraka

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!