Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Chania të Kretës, ku një ndihmëse shtëpiake që kujdesej për të, I vodhi të gjitha paratë, sapo ai ndërroi jetë.
Sipas raportimeve të cretapost.gr 47-vjeçarja që kujdesej për të moshuarin ishte emigrante me origjinë bullgare.
Si ndodhi grabitja
Më 19 prill i moshuari për fat të keq ndërroi jetë. Më pas 47-vjeçari ka shfrytëzuar rastin dhe i ka vjedhur kartën e debitit. Ajo ka shkuar në bankomat dhe ka konstatuar se në llogari ndodheshin 1030 euro.
Lexo edhe: “Më keni goditur fëmijën”, babai gjaknxehtë rreh drejtoreshën e shkollës dhe dy mësuesit
Ajo u përpoq të “tërheqte” të gjithë shumën , por zbuloi se kishte një kufi tërheqjeje. Madje nuk hezitoi të shkojë sërish të nesërmen, që ishte edhe dita e varrimit të plakut fatkeq.
Fatmirësisht vajza e të moshuarit ka vënë re menjëherë lëvizjet e 47-vjeçares dhe ka lajmëruar policinë.
Autoritetet shkuan në shtëpinë e saj dhe gjetën 1030 euro si dhe kartën e debitit të të moshuarit.
Ndaj saj është ngritur padi dhe tashmë 47-vjeçarja ndodhet përballë drejtësisë./abcnews.al/


