Fëmijët e Berlusconit pranojnë trashëgiminë pa asnjë dyshim

schedule12:05 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:05 - 11 Shtator, 2023

Pesë fëmijët e Silvio Berlusconit  kanë arritur një marrëveshje për të pranuar trashëgiminë e politikanit dhe biznesmenit italian, i cili vdiq qershorin e kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se vajza e madhe e Berlusconit, Marina dhe djali i tij i madh, Piersilvio, në përputhje me dëshirën e babait marrin 60% të të gjithë pasurisë së tij.

Tre fëmijët më të vegjël, Eleonora, Barbara dhe Luigi  të cilët “Z. Tivi” i kishte fituar nga martesa e tij me Veronica Lario ranë dakord të merrnin pjesën e mbetur prej 40%.

Bazuar në këtë marrëveshje, nuk do të ketë nevojë për një listë të detajuar për të vlerësuar vlerën e çdo pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme që përbën pasurinë “Cavaliere” . Sipas vlerësimeve të fundit, pasuria totale e Berlusconit arrin në rreth shtatë miliardë euro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!