Zyrtarët dhe mjekët në spitalin Al Aksa, në qendër të Gazës, shprehën shqetësimin se do të mbarojë karburanti në 48 orët e ardhshme.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha organizatave të OKB-së dhe institucioneve ndërkombëtare që të furnizojnë me karburant spitalin al Aksa para se të jetë tepër vonë, dhe ne bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme dhe urgjente për furnizimin me karburant për të gjitha spitalet dhe rehabilitimin dhe restaurimin e tyre përpara se të vdesin fëmijët”, thuhet në një deklaratë.
/abcnews.al