Këtë të hënë në emisionin ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi është komentuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në vendin tonë ku një 13 vjeçar është vetëvaruar në lushnje, ku shokët pohonin se është bërë nga varësia që kishte nga TikTok.
Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, në fjalën e tij ka deklaruar se kohët e fundit ky është një fenomen i rritur në vendin tonë, ku sipas tij prindërit kanë peshën e tyre të përgjegjësisë pasi nuk i kontrollojnë fëmijët.
Karamuço është shprehur se në vendin tonë akoma nuk ka një nen të posaçëm për trajtimin e rasteve të tilla, ndaj ai thekson se është e rëndësishme që pjesë e kodit penal të bëhet dhe një çështje e tillë.
Sipas tij vendi ynë është në një alarm kombëtar pasi vetëm në 6 muaj kanë humbur jetën dy fëmijë nga ndikimi i rrjeteve sociale.
“Prindërit janë shumë neglizhent, i thonë fëmijës merr telefonin dhe u thonë shkoni në dhomë, më pas kur hapin derën i gjejnë pa jetë. Krimet e teknologjisë së informacion janë të reja dhe ne i shikojmë këto me ligjin që ne kemi. Që ne nuk kemi një paragraf për keqtrajtimin e abuzimit që bëhet në rrjetet sociale dhe kemi një projekt të avancuara ku kanë përgjegjësi jo vetëm kompanitë por edhe individët. Nëse ne shikojmë se TikTok ka ndikim si në këtë rast ne përmes ankesave që mund të ngremë në gjykata mund të sjellim dhe bllokimin e këtyre rrjeteve. Ne kemi një kod të ri penal, por që këto nuk janë të propozuara ndaj besoj se duhet të bëhet një ndryshim dhe të përfshihet një gjë e tillë.
Kur lexova njoftimin e policisë, nuk pash se ishte ndikim nga rrjetet sociale por janë fëmijët dhe bashkëmoshatarët e fëmijës që e denoncojnë një gjë të tillë, se mbase prindërit nuk e kuptojnë. Është alarm kombëtar pasi janë 2 fëmijë brenda 6 muajve. Shoqëri shqiptare është e sulmuar pabesisht nga disa rituale siç është ato të akulteve ose për shkak të ritualeve si pasojë e sfidave në rrjetet sociale. Institucionet shtetërore duhet që të marrin masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla, dhe jo thjesht ta lëmë në letër, ne jemi marrë me pasojat dhe jo me fenomenin.
Në rrjetet sociale ka sfida të bardha dhe sfida të zeza. Rrjeti është komunikim mes tyre dhe në mënyrë interaktive kërkon që të manipulojë, unë sapo garoj marr shikuesit e mi, shoku një tjetër garë më të fortë dhe kjo garë shkon në një zinxhir duke u pasuar me një viktimë. Prindërit duhet që të jenë të kujdesshëm se është sfida të ndryshme, që është gëlltitja e një luge kanelle, që lidh sytë dhe del në rrugë në Turqi i kanë vrarë dy persona. ne kemi një psikolog për dy tre shkolla, ne kemi më shumë polic e ushtarë sesa psikolog që janë shkalla e parë e mbrojtjes së fëmijëve. Është profesioni që në vendin tonë është shumë i nënvlerësuar, psikiatri futet në rol kur e kërkon psikologu”, ka thënë eksperti./abcnews.al