Fëmijës i bien të fikët në det, arrestohet babai

schedule15:58 - 22 Qershor, 2022

schedule 15:58 - 22 Qershor, 2022

Një fëmijë 2-vjeçar është gjetur pa ndjenja në det, në zonën e Paliouri Kassandra, në Chalkidiki, Greqi, pasditen e së martës, 21 qershor.

Djali i mitur është nxjerrë nga deti dhe i është dhënë ndihma e parë nga personat që ishin përreth dhe një mjek pediatër.

Më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Chalkidiki, ku ndodhet i shtruar në spital, shkruan protothema.gr. 

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Nea Moudania, nga A.Τ. Kasandra.

Babai 41-vjeçar i të miturit në fjalë u arrestua nga Departamenti i II Portual Nea Moudania pranë Autoritetit Portual Qendror të Selanikut, ku kryen hetimet paraprake, për shkelje të nenit 306 të Kodit Pena (ekspozimi i një të mituri në rrezik).