“Fëmijë i poshtër, ta hëngshin macet gocën”, Almeda befason me përgjigjen që i jep ndjekëses

schedule16:21 - 8 Korrik, 2022

schedule 16:21 - 8 Korrik, 2022

Bukuroshja Almeda Abazi është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ajo nuk nguron që herë pas here në rrjetet sociale të ndajë foto dhe të video të Alinës dhe Efeanit.

Së fundmi, Almeda ka ndarë në Instastory ku vajza shihet duke luajtur me macet. Mirëpo, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është një koment i një ndjekëse, e cila i ka shkruar: “Të hëngshin macet Alina”.

“Sa e shëmtuar”, i ka shkruar në një foto tjetër të vajzës dhe “Fëmijë i poshtër” në një foto të djalit.

Edhe pse negative, duket se Almeda mesazhet i ka marrë me sportivitet

“Hahahahahahah po pse?”, i është përgjigjur bukuroshja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!