Fëmija 3-vjeçar humb jetën pas trajtimit në klinikën dentare, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

schedule10:13 - 6 Tetor, 2023

schedule 10:13 - 6 Tetor, 2023

Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, pas ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën 3-vjeçari, pas trajtimit në një klinikë dentare në Tiranë.

Në njoftim prokuroria shprehet se po vijon veprimet e tjera proceduriale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit të mitur.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!