Fëmija 16 muajsh ndërroi jetë nga Covid-19, MSH: Vuante nga një sindromë e rrallë

schedule16:55 - 20 Nëntor, 2020

schedule 16:55 - 20 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e fëmijës që ndërroi jetë nga koronavirusi ditën e sotme në vendin tonë. Sipas MSH fëmija 16 muajsh ndiqej dhe trajtohej në pavijonin COVID në pediatrinë e Tiranës për Covid dhe sindromën S. Kawasaki. Gjendja e tij është rënduar brenda 24 orësh dhe më pas është futur në terapi intensive.

Por ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të një komplikacioni (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) që në gjuhën mjekësore konsiderohet si një ndër komplikacionet më të rralla në moshën të vogël.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19.

I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, raporton MSH./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!