Felix vendosi të largohej nga Atletico, 4 ekipe të mëdha në garë

schedule20:47 - 26 Nëntor, 2022

schedule 20:47 - 26 Nëntor, 2022

Joao Felix ka vendosur të largohet nga Atletico.

Sipas Marca, portugezi 23-vjeçar iu drejtua fillimisht përfaqësuesit të tij, Jorge Mendes, me një kërkesë për të gjetur një ekip të ri.

Në listën e pretendentëve për futbollistin janë Bayern, PSG, Manchester United dhe Chelsea.

Besohet se portugezi do të përpiqet të performojë mirë në Botërorin 2022 për të demonstruar aftësinë për të luajtur në ndeshje të rëndësishme dhe për të rritur vlerën e tij.

Këtë sezon Felix ka luajtur 510 minuta në 12 ndeshje në La Liga . /G.D abcnews.al/