I rikthyer tek Altetico Madrid, pas një ekseperiencë jo shumë të mirë 6-mujore te Chelsea, ku arriti të shënojë vetëm 4 gola në 20 përballjet e regjistruar, “fantazisti” portugez, Joao Felix ka marrë pjeë në stërvitjen e sotme nën drejtimin e teknikut Diego Simeone, por jo në të gjithë seancën.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, portugezi ka qëndruar jashtë ndeshjes 10 me 10, të zhvilluar fund të seancës stërvitore, teksa tashmë duket qartazi se Felix nuk është më në planet e teknikut Simeone, për sezonin e ardhshëm.
Për këtë arsye, Felix është duke menduar largimin nga “los colchoneros”, teksa deri më tani ka refuzuar oferta nga Aston Villa e Tottenham dhe asnjë klub tjetër nuk është interesuar për shërbimet e “luzitanit”. /i.m /abcnews.al