Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker është fejuar me Louis Thornton-Allan.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë 22-vjeçarja, e cila ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet në një pishinë dhe ajo që ka marrë më shumë vëmendje është unaza e saj.
Sakaq, në llogarinë e tij, Louis ndau fotografi të shumta të një ekskursioni në shkretëtirë që çifti bëri gjatë fundjavës dhe gjithashtu ripostoi klipin që ndizte unazën e Meadoë.
Louis, po studion aktrim në shkollën prestigjioze Stella Adler në New York City dhe kohët e fundit luajti në një videoklip për këngën Vintage të Blu DeTiger.
Meadoë, e cila ishte 15 vjeç në kohën e aksidentit tragjik të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur ‘The Paul Ëalker Foundation’, e cila ka për qëllim shkencën detare./abcnews.al