Fejohet këngëtarja e njohur, i thotë “Po” propozimit me unazë diamanti

schedule07:21 - 28 Tetor, 2020

schedule 07:21 - 28 Tetor, 2020

Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh së bashku. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja 51-vjeçare përmes një postimi në Instagram, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.

“Po, të lutem”, shkroi Stefani krahas fotos ku i dhuronte një puthje partnerit të saj. Blake gjithashtu ndau të njëjtën foto, ku shkruante: “Faleminderit që më shpëtove vitin 2020 … Dhe pjesën tjetër të jetës sime. Unë të dua. Kam dëgjuar një PO!”.

 

View this post on Instagram

 

@blakeshelton yes please! 💍🙏🏻 gx

A post shared by Gwen Stefani (@gwenstefani) on

Një burim tha për revistën People se ata u fejuan gjatë fundjavës ndërsa ishin në Oklahoma. Ky lajm vjen pasi të dy zbuluan se kanë kaluar gjithë kohën së bashku në karantinë.

Ata kanë jetuar me tre fëmijët e saj në fermën e artistit në Oklahoma dhe këtë muaj më në fund u vendosën në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Anxhelos. Çifti nisi romancën e tyre të dashurisë në vitin 2015, kur të dy merrnin pjesë në “The Voice”. /abcnews.al