Fejohet Greta Koçi, zbulohet djali që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares

schedule09:34 - 7 Gusht, 2021

schedule 09:34 - 7 Gusht, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Greta Koçi është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private, duke mos ndarë detaje me fansat.

Mirëpo së fundmi, në media të ndryshme, po përflitet se artistja ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.

Thuhet se ajo ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Sakaq, është bërë e ditur se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Madje mendohet se çifti do t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në koncerte.

Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga këngëtarja në vijim. Ndërkohë fansat janë bërë edhe më kuriozë./abcnews.al