Fejohet çifti i njohur i showbiz-it

schedule16:47 - 2 Mars, 2022

schedule 16:47 - 2 Mars, 2022

Aktorja e njohur, Joey King është fejuar. Partneri i saj prej dy vjetësh, Steven Piet, i propozoi për martesë muajin e kaluar dhe aktorja e ndau lajmin me fansat në Instagram.

Ylli hollywoodian u shpreh e lumtur që e ka takuar mikun e saj të jetës dhe ndihet femra më me fat në botë.

“Nuk e dija kurrë që lumturia mund të ishte aq e fuqishme sa të ta marrë ajrin nga mushkëritë, duke pushtuar çdo pjesë tënden dhe të mos mund ta fshehësh gëzimin e pamohueshëm që të vërehet në sy”, shkroi aktorja në Instagram.

Piet i cili në profesion është regjisor, po ashtu e ndau lajmin e mirë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Joey King në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me kolegun e saj nga filmat “Kissing Booth”, Jacob Elordi, por çifti u nda pak para përfundimit të xhirimeve të vazhdimit të tretë të këtij projekti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!