Fedez zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndë, reagon Chiara

schedule15:56 - 18 Mars, 2022

schedule 15:56 - 18 Mars, 2022

Ditën e djeshme, reperi italian, Fedez tregoi i përlotur se ishte diagnostifikuar me një sëmundje, por nuk ndau detaje.

LEXO EDHE: Me lot në sy, Fedez tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë

Ndërsa, pak orë më pas, ka reaguar bashkëshortja e tij, blogerja e njohur, Chiara Ferragni, e cila ka ndarë në Instagram një foto, ku bashkë me ta është edhe djali, Leon.

Ajo ka treguar mbështetjen publikisht, duke pohuar se do t’i qendrojë gjithmonë pranë.

“Dashuria e jetës sime @fedez ka nevojë për shumë suport këto ditë. Ne të duam më shumë se cdo gjë dashuria ime dhe ti do jesh mirë shumë shpejt, gjithmonë rrethuar nga dashuria e familjes tënde, miqve dhe njerëzve që të duan aq shumë”, ka shkruar Chiara krah fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Ndërkohë, komentet nga të ndjekësit kanë qenë të shumta, të cilët përveç se e inkurajojnë reperin, janë bërë edhe kuriozë lidhur me sëmundjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!