Në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë, orët e para të mëngjesit të së hënës, Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyekeksi ka njoftuar se Superliga Turke do të shtyjë nisjen e saj dhe me shumë mundësi klubet e Hatayaspor dhe Gaziantep do të njoftojnë largimin nga ky sezon, pas dëmevë që tërmeti ka shkaktuar në këto 2 qytete.
“Ne kishim vendosur që të shtynim kalendarin vetëm me një jave, por dhimbja jonë në këto momente është e madhe ndaj për këtë arsye, kampionati do të rifillojë më 3 mars.
Klubi i Hatayspor na ka dërguar një letër sot dhe na ka lajmëruar se nuk dëshiron të luajë më ndeshje të tjera në këtë sezon. Nëse edhe Gaziantep dëshiron të tërhiqet nga kampionati, do të vazhdojmë me 17 skuadra, por me kushtin e vetëm që të drejtat e këtyre dy klubeve të mos preken”,- theksoi Presidenti Buyukeksi, ku u siguroi skuadrave se nuk do të kishte rënie nga kategoria.
“Nëse do të konfirmohen qëllimet e Hatajspor dhe Gaziantep, atëherë SuperLiga e sezonit 2023-2024 do të jetë me 20 skuadra dhe jo 18”,- deklaroi më tej, Presidenti i Federatës Turke. /i.m /abcnews.al