Federata Ruse e Futbollit drejt një vendimi, pritet largimi nga UEFA dhe regjistrimi në Konfederatën Aziatike

schedule10:11 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 10:11 - 27 Dhjetor, 2022

Federata Ruse e Futbollit do të përcaktojë këtë të martë nëse do të braktisë pjesëmarrjen në UEFA dhe do të regjistrohet në Konfederatën Aziatike, pas përjashtimit të futbollit rus nga të gjitha garat evropiane pas pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i UFR, Aleksandër Diukov, do të kryesojë takimin historik të komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse, i cili do të marrte vendimin për t’u larguar nga Evropa dhe për të vazhduar garën në ligën aziatike me ekipe nga Japonia, Siria, Australia apo Afganistani.

Udhëheqësi pranoi se askush nuk u largua nga UEFA, kështu që nuk ka asnjë precedent për raste si ai që po përjeton Rusia. Siç e publikoi gazeta spanjolle “Sport” të hënën, Diukov siguroi se nëse vendimi nuk merret para fundit të vitit, Rusia rrezikon të humbasë jo vetëm Eurokupën në Gjermani, por edhe Botërorin e vitit 2026.

“Rusia ka ende kohë për të marrë pjesë në fazën kualifikuese të Kupës së Botës si një ekip aziatik dhe FIFA nuk është kundër saj”, tha lideri rus i futbollit.

Diukov siguroi: “Ne arritëm në përfundimin se të luash është më mirë se sa të mos luash”, përfundoi ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!