Ideja për të krijuar Superleague-n Evropiane jashtë juridiksioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, u rikthye të ishte një alternativë konkrete pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha “dritën jeshile” për ta zhvilluar një kompeticion të tillë të iniciuar nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, me “bardhezinjtë”, që aktualisht po mbajnë një pozicion neutral, në gjithë këtë “rrëmujë”, pasi presidenti Agnelli nuk është më në krye të klubit.
Mirëpo, pavarësisht vendimit nga Gjykata Evropiane të shumta ishin klubet që e refuzuan pjesëmarrjen në Super League e së fundmi në Itali, Federata kërkon të sigurohet se asnjë prej klubeve nuk do të jetë në këtë kompeticion.
Federata Italiane ka dalë me një vendim ku theksohet se cilido klub që merr pjesë në Super League apo në një kompeticion që nuk është i organizuar nga UEFA apo FIFA, do të përjashtohet menjëherë nga kampionati.
Kjo klauzolë është aprovuar dhe tashmë klubet italiane e dinë fatin e tyre nëse injorojnë UEFA-n dhe FIFA-n për t’iu drejtuar Super League-s, edhe pse, përjashto Juventus e Milani ë kanë mbajtur qëndrime neutrale, pjesa tjetër e klubeve italiane janë shprehur totalisht kundër Super League-s dhe krijimit të këtij projekti. /i.m /abcnews.al