Federata e Futbollit e Anglisë ka një ide të çmendur. “Tre Luanët” do tentojnë t’i afrohen Guardiolës t’i dorëzojnë stolin e kombëtares së Anglisë. Trajneri spanjoll ka kontratë me City deri më 30 qershor 2025, por sipas “Daily Mail”, nuk përjashtohet që aitë dëshirojë të nisë një aventurë të re.
Në fakt, drejtuesit e federatës angleze të futbollit kanë idenë e ndryshimit të trajnerit aktual Gareth Southgate pas Kampionatit Europian 2024 dhe pista me sugjestive të çon te Guardiola, fituesi i freskët i tripletës me Manchester City./ h.ll/abcnews.al